Telenews

Limaj-Nisma: Vështirë të ketë konstituim pa marrëveshje politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë është i pamundur pa një marrëveshje politike paraprake që siguron shumicën parlamentare.

“Konstituim i Kuvendit dhe i Qeverisë vështirë se bëhet pa marrëveshje politike. Koalicion, i cili e përcakton dhe e vendos shumicën parlamentare. Ajo shumicë e zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.

Shpresoj e besoj, ato që tash e një kohë jam duke i thënë, njerëzit ta kuptojnë. Kjo është rruga si ndërtohen institucionet, marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se të futen në Kuvend dhe ajo shumicë pastaj udhëheq në ndërtimin e institucioneve. Dhe po pres dhe po besoj që kjo shumë shpejt do të ndodhë”, tha ai.

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj