Telenews

Limaj: Qeveria Kurti na e vodhi programin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka folur për disa nga problemet aktuale në vend duke filluar nga gjendja ekonomike.

Limaj e akuzoi Qeverinë Kurti për vjedhje të programit të Nismës Socialdemokrate.

“Neve na ka ardhur një qeveri pa program. Mirëpo, ka vjedhur programe, i kopjon, i deformon, e kthen në një qeveri sociale”, tha Limaj në emisionin “Këndi i Debatit”.

Limaj, gjithashtu tha se Kurti veçse ka hequr dorë nga puna e tij.

“Kryeministri i Kosovës ka hequr dorë nga puna. Një kryeministër i cili e ka situatën “lomsh” në vendin e tij, duke filluar nga gjendja ekonomike deri te gjendja politike. Çfarë po bën ai? Ai, po e bën atë që di ta bëjë më së miri, “me shku me ba naj pallavër”, e me i shit fall botës për Kinën, Ukrainën e për gjeopolitikën, për nga 1 javë ditë në seminare. Qeveria Kurti nuk di të bëjë gjë tjetër përveç të mbajnë ligjërata nga 40 minuta. Tërë jetën e tyre kanë “shitur fall””, tha Limaj.

Ndërkaq, në diskutim e sipër ai tha se populli i Kosovës ka një qeveri pa qëllime, e që sipas tij nuk po ndërmarrin asgjë për t’i zgjidhur problemet aktuale me të cilat vendi po ballafaqohet.

 

Të ngajshme

“Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?”, KOMF me aksion në Prishtinë

Yllka Gashi

Familja e Tupac pas vendimit: Pritëm 30 vjet

Yllka Gashi

A do t’i ketë votat për president Bekim Sejdiu?

Yllka Gashi