Në zemër të Prishtinës së Re, Linda Premium Residence nga Al Trade Center ngrihet si një oaz bashkëkohor që plotëson çdo dëshirë – një kombinim unik i rehatisë, luksit dhe komoditeteve moderne që viziononi për shtëpinë tuaj ideale.
Një kompleks i projektuar me standarde evropiane, që ofron ambient ideal për familje dhe komunitet.
Rezidenca përfshin hapësira të gjelbra, dhehapësira të dedikuara për lojëra fëmijësh që i sjellin natyrën pranë çdo familje.
Arkitektura me terracë dhe ura lidhëse frymëzuar nga tradita shqiptare krijon lidhje harmonike mes natyrës dhe ndërtimit modern.
Jetë “all-in-one” për banorët
Shërbime dhe komoditete unike: supermarket, restaurant, barnatore, mjek i lagjes, SPA, pishinë e mbyllur, sauna, qendër fitnesi, kopsht për fëmijë dhe hapësira komunitare për t’i shijuar çdo moment të jetës jashtë shtëpisë — por brenda kompleksit.
Siguri dhe teknologji: vëzhgim me kamera 24h, sistem kundër zjarrit, smart home për çdo banesë, sistem vakumi qendror, menaxhim i plotë dhe kujdes me shtëpiak të dedikuar.
Komoditet teknik i pakonkurrueshëm: furnizim me rrymë dhe ujë 24/7, ashensorë cilësorë, dy sisteme ngrohjeje – qendrore dhe alternative, si dhe izolime të avancuara me fasadë ventiluese dhe xhama termoizolues.
Hapësira për çdo fazë të jetës
Kompleksi ofron nga banesa komode 2–3 dhomëshe e deri në penthouse luksoze—të gjitha me parking, orientime të ndryshme (Perëndim, Jug), dhe sisteme moderne të ngrohjes dhe klimatizimit.
Të gjitha këto në një vend ku çdo nevojë përtej hapësirës individuale – nga rekreacioni e deri te edukimi dhe siguria – plotësohet përballë.
Linda Premium Residence nuk është thjesht një vend për të jetuar, por një mënyrë jetese ku çdo detaj është menduar për rehati maksimale — për fëmijët që luajnë të sigurt, për prindërit që relaksohen, dhe për ju që përmbushni ëndrrat tuaja.