Kompanitë ajrore po kërkojnë përgjigje nga ofruesi i kontrollit të trafikut ajror (ATC) NATS, pasi një ndërprerje e sistemit la në tokë fluturimet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
NATS, e cila ka kërkuar falje, tha se i janë dashur 20 minuta për të zgjidhur problemin duke kaluar në një sistem rezervë.
Kjo rezultoi në anulimin e më shumë se 150 fluturimeve dhe mijëra të tjerave në tokë të mërkurën.
Dhjetë fluturime të enjten në mëngjes për në dhe nga Aeroporti i Heathroë u anuluan katër nisje dhe gjashtë mbërritje, sipas faqes së internetit të aeroportit.
EasyJet tha se gabimi ishte “jashtëzakonisht zhgënjyes”, ndërsa një ekzekutiv i Ryanair bëri thirrje që drejtori ekzekutiv i NATS, Martin Rolfe, të jepte dorëheqjen, raporton BBC.
Sipas NATS, problemi ishte “i lidhur me radarin” dhe uli trafikun e fluturimeve për të garantuar sigurinë. Shtoi se nuk kishte prova që incidenti kishte lidhje me kibernetikën.
Qeveria tha se po “punonte ngushtë” me NATS për të kuptuar se çfarë kishte shkuar keq.
Neal McMahon i Ryanair, tha se ishte “e tmerrshme që pasagjerët po përballeshin përsëri me vonesa dhe ndërprerje për shkak të keqmenaxhimit të vazhdueshëm” të NATS nga Martin Rolfe.
Në gusht 2023, më shumë se 700,000 pasagjerë u prekën nga anulimi i më shumë se 500 fluturimeve në aeroportet më të ngarkuara të Mbretërisë së Bashkuar për shkak të një ndërprerjeje të madhe.
Drejtori operativ i EasyJet, David Morgan, tha: “Është jashtëzakonisht zhgënjyese të shohësh një dështim të ATC-së që shkakton përsëri ndërprerje për klientët tanë në këtë kohë të ngarkuar dhe të rëndësishme të vitit për udhëtime”.