Telenews

Lipjan, burri rrahë gruan dhe ia merr foshnjën shtatë muajsh

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e premte në Lipjan.

Siç njofton Policia, një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij, si dhe ia ka marrë foshnjën shtatë muajsh, transmeton Telegrafi.

“Lipjan 07.07.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr fëmijën shtatë muajsh viktimës”.

Policia shton tutje se, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit fëmija i është kthyer viktimës dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj