Telenews

Liria e Prizrenit gjen trajnerin e ri

Liria e Prizrenit tashmë është bërë me trajner të ri.

Skuadra e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, në grupin A, ka emëruar trajner, Bledar Devollin, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra prizrenase përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Liria ditë më parë njoftoi largimin e trajneri, Granit Begolli i cili menjëherë pas barazimit me Istogun fundjavën që lamë pas ka ofruar dorëheqjen.

Prizrenasit pas tetë xhirosh kanë 11 pikë dhe ndodhen në vendin e gjashtë në tabelën e Ligës së Parë.

Të ngajshme

Reali e Barca “po peshkojnë” në Liverpool

Erzana Fazliu

Pesë momentet me të cilat La Liga krenohet në vitin 2024

Erzana Fazliu

Taulant Seferi: Ëndërroj gol me Serbinë, në Beograd me mendjen e ftohtë dhe zemrën flakë

KushtrimGuraj