Telenews

Liria e shprehjes, zyrtarët për media të Ambasadës Amerikane takohen me gazetarin Valon Syla

Dy zyrtarët për media të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Arbnor Haxhibeqiri dhe Katherine Judd kanë takuar gazetarin kosovar dhe kryeredaktorin e “Metro”, Valon Sylën.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se “është gjithmonë kënaqësi të takohesh me gazetar kosovar, të cilët na rikujtojnë të gjithë ne se sa e rëndësishme është liria e shprehjes, një nga të drejtat bazike të të drejtave të njeriut që është e garantuar për të gjithë nga Kushtetuta e Kosovës.#LiriaeMedias”

Gazetari Syla ka qenë cak i një sulmi fizik para pak kohe, pas disa komenteve që ka bërë lidhur me një imam nga Prizreni. Tre personat e dyshuar për sulmin ndaj Sylës janë në paraburgim derisa drejtësia ta thotë fjalën përfundimtare.

Për sulmin ndaj Sylës kanë reaguar organizatat më të mëdha ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe gjithashtu edhe krerë të institucioneve e partive politike në vend. Vetëm presidentja Vjosa Osmani nuk ka reaguar fare, veprim të cilin Syla e ka cilësuar “inatçorllëk”

Syla ka qenë cak i një sulmi fizik edhe në vitin 2020 pas disa diskutimeve e komenteve që kishte bërë lidhur me diasporën.

Të ngajshme

Policia holandeze përballet me dhunë ‘të paparë’ të Vitit të Ri

Valjeta Turkaj

Kurti: Daci do të mbetet emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit

Valjeta Turkaj

Aksidenti tragjik në Gjirokastër – një nga viktimat, nipi i ish-kryeparlamentarit Gramoz Ru

Erzana Fazliu