Telenews

LIRIA-VUSHTRRIA, CAKTOHET DATA DHE FUSHA E NDESHJES SË BARAZHIT PËR SUPERLIGË

Dy skuadrat që përfunduan në pozita të dyta të grupeve përkatëse në Ligën e Parë të Kosovës, A dhe B, Liria dhe Vushtrria, kanë kuptuar sot se ku do të zhvillojnë ndeshjen e barazhit mes tyre. 
Kështu, përballja ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë do të luhet në stadiumin me bar natyral, të Klinës në “18 qershori”.
Ndeshja do të luhet më 21 maj, të shtunën, ndërsa ora e ndeshjes nuk është bërë e ditur ende saktësisht nga FFK.
Fituesi i këtij barazhi, do të ndeshet me skuadrën që përfundon e teta në Superligë dhe ajo ndeshje do të luhet në “Zahir Pajaziti” të Podujevës me datë 28 maj, të shtunën.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj