Lirim Mehmetaj ka publikuar një postim kritikues, duke akuzuar Vetëvendosjen për mosmbrojtjen e kujtimit të aktivistit të ndjerë Astrit Dehari.
Në postimin e tij, Mehmetaj ndan një status të Astrit Deharit të datës 9 prill 2016, ku i ndjeri fliste për një person me emrin Luz Balaj, të cilin e akuzonte për shtyrje dhe kërcënime ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes. Në atë kohë, Dehari kërkonte marrjen e hapave të menjëhershëm ndaj tij.
“Çfarë hapash u ndërmorën?” pyet Mehmetaj, duke theksuar se Luz Balaj, i njëjti person, sot mban pozitën e këshilltarit të Presidentes Vjosa Osmani.
Mehmetaj i drejton një thirrje ironike zëdhënësit të Vetëvendosjes, Përparim Manxhukës:
“Qysh o të pafytyrë kërcënuesit e Astrit Deharit po punojnë në pushtetin tuaj? Kështu e ruani ju kujtimin për të?”
Në fund, Mehmetaj lë të kuptohet se pretendimet e Astrit Deharit mund të mos jenë të sakta, por thekson se, duke qenë se Vetëvendosja e ka shpallur hero, ata duhet të japin sqarime për këtë rast.
Ky postim ka nxitur reagime dhe debate të shumta në rrjetet sociale, duke thelluar polemikat rreth mënyrës së trajtimit të trashëgimisë së Astrit Deharit.