Telenews

Lirimi i Isni Kilajt, i njëjti proporcionalitet duhet të zbatohet në rastin Thaçi dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën e kanë liruar nga paraburgimi ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar.

Sipas avokatit, Artan Qerkini, ky vendim si procedurë e ka bazën e saj në rregulloren e procedurës dhe të provave.

Kjo sepse, sipas tij, si masë për sigurinë e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe zhvillimin e suksesshëm të procedurës nuk e parashikon vetëm paraburgimin, por edhe masa të tjera alternative, siç është dorëzania e kombinuar me paraqitjen në stacion policor dhe masa të tjera kufizuese.

“Ne edhe në të kaluarën vazhdimisht kemi theksuar se tek paraburgimi duhet të shikohet testi i proporcionalitetit, dhe këtë test e ka shikuar Dhoma e shkallës së parë dhe të dytë duke e liruar Kilajn, për shkak se prokuroria ka paralajmëruar zgjerimin e aktakuzës e ajo do të shkaktojë vonesa. Të gjitha ato vonesa që shkaktohen me fajin e prokurorisë nuk duhet t’i atribuohen të pandehurit, sepse ai është i privuar nga liria pa ndonjë vendim gjyqësor të formës së prerë”, thotë ai.

Qerkini thekson se nëse prokuroria është fajtore për zvarritjen e procedurës, në asnjë formë nuk duhet që konsekuencat t’i bartë i pandehuri, i cili po qëndron në burg pa vendim gjyqësor për fajësinë e tij.

“Qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në paraburgim si pasojë e zvarritjes së procedurës nga ana e prokurorisë është i padrejtë, dhe për këtë arsye kanë vendosur ta zbusin masën e sigurisë”.

Ai potencon se “për të njëjtin test proporcionaliteti duhet të zbatohet edhe në rastin Thaçi dhe të tjerët, ngase edhe aty ka pasur zvarritje të shumta të cilat kanë qenë pasojë e neglizhencës nga ana e prokurorisë”.

Qerkini thotë se Policia e Kosovës, si një nga institucionet e vendit, obligohet që t’i raportojë administratorit për zbatimin e kushteve të vëna nga ana e gjykatës përmes vendimit të saj.

“Ligji për Dhomat e Specializuara i obligon të gjitha institucionet e Kosovës të veprojnë sipas vendimeve dhe urdhrave të Dhomave të Specializuara… Ky është një vendim që duhet të zbatohet nga Policia e Kosovës, e cila është një nga institucionet e Kosovës që obligohet t’i raportojë administratorit për zbatimin e kushteve të vëna nga ana e gjykatës përmes vendimit të saj. Kjo nuk është vepër penale që dënohet me shumë vite burgim”.

Se a mund të ketë shpresë për lëvizje në këtë drejtim, Qerkini pohon një gjë të tillë.

“Ka shpresë se mund të ketë lëvizje në këtë drejtim, sepse është rasti i parë që është liruar nga paraburgimi. Ka mundësi që një gjykatë e krijon një praktikë, por nuk është e pamundur që praktika të ndryshohet”.

source

Të ngajshme

Abdixhiku: Për katër vjet, Qeveria ka krijuar vetëm 2 kilometra rrugë të reja

KushtrimGuraj

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për pagat e mësimdhënësve në Viti dhe Kamenicë

KushtrimGuraj

A do të rikthehet Melania Trump si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara?

Erzana Fazliu