Telenews

Lirohet i dyshuari që e goditi me ekskavator punëtorin që vdiq në Skenderaj

 

 

Të hënën është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit që u arrestua pas rastit tragjik te gurthyesi ‘Erti SH.P.K’ në Qirez të Skenderajt, ku humbi jetën 65-vjeçari Vesel Zejnullahu, i cili u godit nga ekskavatori. Punëtori i dyshuar u arrestua po atë ditë dhe u dërgua në mbajtje.

Ndaj tij, Prokuroria ka ushtruar kërkesën për masën e sigurisë dhe si rezultat, Gjykata ka vendosur që të dyshuarit Besmir Bucolli t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Bucolli dyshohet se teksa po drejtonte ekskavatorin, e ka goditur nga pakujdesia tashmë të ndjerin, Vesel Zejnullahun, duke i shkaktuar lëndime që rezultuan të jenë fatale për të.

Trupi i pajetë i viktimës fillimisht është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dielën i është dhënë lamtumira e fundit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani