Telenews

Lirohet mërgimtari i arrestuar në kufirin me Serbinë

Avokati Xhevdet Smakiqi ka bërë të ditur se është liruar mërgimtari Kushtrim Bytyqi, i cili ishte arrestuar në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Smakiqi i ftuar në InfoMagazine në Klan Kosova, mes tjerash theksoi  se familja e Bytyqit ishte në ankth prej 30 orëve për arrestimin e djalit të tyre.

“Po ne i gëzohemi faktit që është liruar, si familje normalisht janë gëzuar. Edhe Kushtrimi po vjen në Kosovë, por si shtet dhe si shoqëri ne duhet të jemi shumë më aktiv, më të fokusuar dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria e Kosovës duhet të mbajë presion te mekanizmat e Bashkimit Evropian, sepse Serbia formalisht është aspirante për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka thënë Smakiqi në InfoMagazine në Klan Kosova.

 

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj