Telenews

LIROHET NGA DETYRA UDHËHEQËSI I BURGJEVE TË KOSOVËS

Ali Gashi nga sot nuk do të jetë më në pozitën e zëvendësuesit të Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Gashi ka thënë se ka kërkuar të lirohet nga detyra si zv. Drejtor i Shërbimit Korrektues.
“Nuk jam shkarkuar, por kam kërkuar me më liru prej pozitës së zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm. Kërkesën për lirim e kam bë dje edhe është aprovu përmes emailit”, ka thënë Gashi.
Ali Gashi ishte emëruar si zv.Drejtor i SHKK-së në shtator të vitit të kaluar, menjëherë pas shkarkimit zëvendës drejtorit të burgjeve, Rasim Selmani.
Së fundmi, është raportuar për parregullsi në konkursin e Shërbimet Korrektues, por Ministria e Drejtësisë e kishte cilësuar të rregullt procesin rekrutues për pozita të lira brenda institucionit të burgjeve.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani