Telenews

Lista e ekipit olimpik të Kosovës për LO Paris 2024

Ekipi olimpik i Kosovës do të përbëhet nga nëntë sportistë për Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat prej 26 korrik deri më 11 gusht 2024 do të mbahen në Paris të Francës.

Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika. Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi.

Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë emrat e fundit që i janë shtuar sot listës.

Prezantimi i ekipit do të bëhet më 15 korrik 2024.

 

Lista e ekipit olimpik të Kosovës për LO Paris 2024

 

Emri/mbiemri                   Sporti                   Kategoria

Distria Krasniqi                  Xhudo                   -52 kg

Nora Gjakova                    Xhudo                   -57 kg

Laura Fazliu                       Xhudo                   -63 kg

 

Akil Gjakova                      Xhudo                  -73 kg

Loriana Kuka                      Xhudo                   -78 kg

 

Donjeta Sadiku                  Boks                     -60 kg

Gresa Bakraqi                    Atletikë                800m.

Hana Beiqi                         Not                       50 s.l.

 

Adell Saboviq                    Not                       100 s.l.

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani