Telenews

LIVE: Greqia – Kosova

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” do ta vizitojnë Greqinë, në duelin e vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.

Gazeta Express do t’iu mbajë të informuar në kohë reale me gjithçka që ndodh në këtë ndeshje.

19:50. Lojtari i 12-të i Kosovës, “Dardanët” tashmë gjenden në stadium dhe janë të gatshëm për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen shumë të rëndësishme sonte.

Formacionet zyrtare:

Renditja botërore e FIFA-s

Greqia ka renditje dukshëm më të mirë se Kosova në ranglistën e FIFA-s. Ata gjenden në vendin e 55-të, kurse Kosova gjendet në vendin e 107-të.

Vlera e kombëtareve

Bazuar në sajtin “Transfermarkt”, Kosova ka vlerë më të vogël se Greqia. Vlera e “Dardanëve” është 73 milionë euro, kurse ajo e grekëve 125.8 milionë euro.

Amir Rrahmani është lojtari më i vlefshëm te Kosova, kurse Mavrapanos dhe Vlachodimos te Greqia me nga 15 milionë euro.

Gjendja në grup

Grekët janë liderë të grupit me 9 pikë nga 3 ndeshje, kurse Verdhekaltrit e shohin veten në vendin e dytë me 6 pikë. Irlanda e Veriut gjendet e treta me dy pikë, aq sas ka edhe Qipro në pozitën e fundit.

Kujtojmë se fituesi i grupit do të shkojë në play-off për Evropianin e vitit 2024 dhe po ashtu do të promovohet në Ligën C.

Deklarata e trajnerit Alain Giresse

“Na pret një ndeshje e vështirë pasi Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje tepër e rëndësishme. Fitorja eventuale në këtë takim sigurisht që do t’i rriste ambiciet tona për ta fituar grupin. Pas fitores kundër Irlandës së Veriut e kemi motivin e duhur por të shohim çfarë do të sjellë ndeshja”, ka thënë Giresse.

Deklarata e Milot Rashicës

“Duke e parë rëndësinë e ndeshjes, shpresoj që kontributi im të ndikoj te golat. Besoj se ndeshja ime ndaj Irlandës së Veriut ishte më e mira në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kemi shumë mungesa, por të gjithë lojtarët janë gati dhe do të japim maksimumin. Besoj që ka ardhur koha ta bëjmë fitoren e parë ndaj Greqisë. Nëse dëshirojmë ta fitojmë ndeshjen, atëherë duhet të shënojmë gola. Kjo ndeshje mund të përcaktojë gjithçka. Jemi të përgatitur për ta dhënë maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Presim të jetë ndeshje shumë e vështirë, por besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që kemi bërë në ndeshjen e kaluar t’i shfrytëzojmë. Kemi luajtur ndaj Greqisë dhe e dimë se si luajnë dhe shpresoj që të dielën të bëjmë paraqitje shumë më të mirë se në ndeshjen e fundit kundër tyre”, ka theksuar Rashica.

The post LIVE: Greqia – Kosova appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Gol dhe asist, Qazim Laçi në 11-shen e javës në Superligë

Valjeta Turkaj

Rrahmani shënon gol në Çeki me Sparta Pragën

Rrezarta Ramaj

Do jetë fans i Mercedesit, Messi me familja shkojnë për të shikuar garën e Formula 1

Rrezarta Ramaj