Telenews

Liverpooli triumfon edhe ndaj Lilles së Edon Zhegrovës

Liverpooli ka triumfuar 2-1 përballë Lilles në kuadër të rrethit të shtatë në Ligën e Kampionëve.

The Reds kishin shuam vështirësi në këtë takim, por vazhduan me formën e qind për qindtë.

Në minutën e 34-të, Mohamd Salah kaloi Liverpoolin në epërsi me një asistim të Curtis Jones.

Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën kishte edhe më shuam dramë.

Aissa Mandi pranoi kartonin e dytë të verdhë dhe la Lillen me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 59-të.

Por, përkundër kësaj situate, skuadra franceze barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Jonathan David.

Tri pikë dhe fitore në po shtatë ndeshje për Liverpoolin e siguroi Harvey Elliott, kur shënoi pas vetëm pesë minutash për 2-1.

Liverpooli e mbajti këtë epërsi minimale, për të fituar tri pikë të mëdha, pasi vazhdojnë si lider me 21 pikë, ndërsa në rrethin e tetë takohen me PSV-në.

Të ngajshme

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim – çfarë Barcelone!

KushtrimGuraj

Barcelona e kthen rezultatin në një ndeshje të pabesueshme ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Donat Hashani

Prishtina hap fanshopin zyrtar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve

Donat Hashani