Telenews

Lladrovci: Drenasi humbi mbi 6 milionë euro investime me mbi 200 vende të reja pune!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ritheksuar humbjen me rastin e tërheqjes së investitorëve të cilët aplikuan në shpalljen publike për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të komunës së Drenasit.

“Oferta për investime ka qenë 6,151,000 euro, me 207 të punësuar, rreth 5.600 metra katror hapësira për komunën e Drenasit dhe 11,513 euro të hyra vjetore nga dhënia e pronave në shfrytëzim si dhe punësimet shtesë në objektet publike e private”, ka deklaruar Lladrovci.

Drenasi humbi mbi 6 milion euro investime me mbi 200 vende të reja pune!

Dy përfaqësuesit e opozitës, kanë reaguar pas tërheqjes së pesë investitorëve. Kjo tërheqje i ka gëzuar, në vend se të jenë të brengosur për zhvillimin e Drenasit.

Oferta për investime ka qenë 6,151,000 euro, me 207 të punësuar, rreth 5.600 metra katror hapësira për komunën e Drenasit dhe 11,513 euro të hyra vjetore nga dhënia e pronave në shfrytëzim si dhe punësimet shtesë në objektet publike e private.

Cili është interesi publik nëse s’ka investime, nëse nuk ka vende të reja pune, nëse nuk ia shtojmë vlerën pronave ekzistuese komunale dhe nëse nuk bëhemi tërheqës për bizneset. Për më keq, investitorët apo kompanitë fituese në shpalljen publike, nuk konsiderohen promotor të zhvillimit të qytetit.

Keqbërësit me shefat e vet, duhet ta dinë se zhvillimi i komunës së Drenasit, nuk mund të ndalet!

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj