Kryetari i komunës, njëherësh, kryetar i Degës së PDK-së në Drenas, Ramiz Lladrovci, ka mirëpritur në takim Altin Krasniqin, njëherësh edhe mirëseardhje në PDK, raporton Scanner.
“Ishte kënaqësi të pres në takim, Altin Jakup Krasniqin, kandidatin për deputet nga PDK-ja. Fuqia dhe rrënjët e PDK-së në Drenicë janë të thella dhe mirëmbahen nga të rinjtë si Altini, andaj, i dëshirova mirëseardhje dhe ofrova gjithë përkrahjen time për kandidimin e tij për Parlamentin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai ka shkruar se “Komuna e Drenasit, bastioni i UÇK-së dhe PDK-së, në radhët e veta ka atdhetarë, kontribuues për çlirimin dhe shtetndërtimin, pasardhës të denjë të familjeve atdhetare. Me Hashimin, Jakupin dhe atdhetarët gjithandej Kosovës e themeluam PDK-në, andaj, Altini është natyrshëm, në bastionin e tij shumë i mirëpritur”.
Altini është jurist dhe me përvojën e tij, ka çka t’i ofrojë PDK-së dhe Parlamentit – kompetencën dhe sinqeritetin atdhetar për sfidat që na presin. I dëshirova mirëseardhje, megjithatë, ka barrë të rëndë për të bartur, barrën e përgjegjësisë së vijimit të rrugës më të ndritur të paraardhësve, ka shkruar në fund Lladrovci.
https://www.facebook.com/share/p/1GGwztyhnY/?mibextid=WC7FNe