Telenews

Lladrovci: Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyrat e PDK-së – jam shefi i partisë në Drenas

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të procesit të numërimit të votave, ka deklaruar se nëse fiton garën për të parin e komunës, nesër do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka theksuar se është “shef i PDK-së në Drenas” dhe se qytetarët tashmë kanë folur me votën e tyre.

“Kanë fol qytetarët e Drenasit. Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyrat e Partisë Demokratike, jam aty, jam shefi i Partisë Demokratike në Drenas”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Kush me kë shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot: rezultatet e tri exit poll-eve në vend

KushtrimGuraj

Procesohen 15 vendvotime në Prishtinë, prin Rama

Valjeta Turkaj

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor kaloi i qetë e pa incidente madhore

KushtrimGuraj