Telenews

Lladrovci shkruan për viktimën e aksidentit të sotëm në Drenas

Në aksidentin automobilistik që ndodhi në Dobroshec të Drenasit, humbi jetën Selver Lladrovci, këtë e bëri të ditur kryetari komunës, Ramiz Lladrovci, me ç’rast ka shprehur dhimbje për humbjen e kushëririt dhe shokut të fëmijërisë.

Ai ka shkruar se Selveri ka qenë veprimtar i guximshëm, pjesëmarrës në demonstrata kundër pushtuesit dhe veteran i UÇK-së, i cili me bindje dhe vetëdije, i takonte rinisë më të vendosur për çlirim. Kontributi i tij atdhetar, do të jetë i paharrueshëm.

“Ngushëllime familjes së Selverit dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për këtë humbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Selver Lladrovcin!”, ka shkruar i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

IKShPK shënon Tetorin Rozë me aktivitete ndërgjegjësuese në të gjitha rajonet e Kosovës

Rrezarta Ramaj