Telenews

Lladrovci: Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë

Me rastin e fjalës përfundimtare të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë”.

Sipas Lladrovcit, lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është fat i pandashëm nga Kosova.

Postimi i plotë:

Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, do të jetë vendimi i drejtë!

Lirimi i plotë nga akuzat e shpifura ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është fat i pandashëm nga Kosova, nga vlerat e saj themelore, aleancat strategjike dhe rruga jonë euro-atlantike.

Vlera sublime e Kosovës është UÇK-ja me dëshmorët, martirët, invalidët, veteranët dhe qytetarët e lirë. Për lirinë e Kosovës dhamë krejt çka patëm, punuam sa ditëm dhe sot e gëzojmë atë pa dallim.

Liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

 

Të ngajshme

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj