Llapi dhe Malisheva u përballën në kuadër të javës së nëntë në Albi Superligë.
Ndeshja u mbyll baraz me rezultat 1:1.
Golat u shënuan nga Benjamin Emini për vendasit ndërsa për malishevasit shënoi Fiton Hajdari.
Me këtë barazim Llapi ka nëntë pikë dhe zë vendin e shtatë në tabelë ndërsa Malisheva është e teta me po aq pikë.

