Skuadra e Llapit ka shkuar në pushim mes dy pjesëve, me dy gola disavantazh.
Lazar Mijoviq dhe Uros Ignjatoviq shënuan për skuadrën Budoçnost Podgorica.
Skuadra e Llapit po ashtu po luan me një lojtar më pak që nga minuta e 30-të, pasi lojtari Bianor u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo është ndeshja e parë e Llapit si mysafir, ndërsa javën e ardhshme e pret si nikoqir po të njëjtin ekip.

