Telenews

Llapi mposhtet pastër nga Buducnost, e pret punë e madhe në “Fadil Vokrri”

Llapi nuk e ka nisur si duhet aventurën e këtij edicioni në garat evropiane.

Llapjanët u mposhtën 2:0 nga Buducnost në ndeshjen që u zhvillua në Podgoricë, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League.

Goli i parë i vendasve erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes, kur Mijovic realizoi, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 30-të, Bianor u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke ia vështirësuar punët ekipit të Llapit për rezultat pozitiv sonte.

Dy minuta më vonë, Ignjatovic dyfishoi epërsinë e vendasve.

Përkundër që ishte me një lojtar më pak, Llapi arriti të mbahej dhe të mos pranonte më gola.

Në fund, ndeshja u mbyll me shifrat 2:0.

Javën tjetër, Llapi do ta presë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” Buducnostin dhe do t’i duhet një super paraqitje për të vazhduar tutje në raundin e dytë kualifikues.

Të ngajshme

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj

Takim mes Agim Ademit dhe ambasadorit turk në Kosovë: Miqësi dhe bashkëpunim në prag të “play-off”-it

Rrezarta Ramaj