Telenews

Llapi realizon fitoren e parë, Ferizaj shkëput një pikë në Malishevë

Llapi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri në Albi Mall Superligë. Pas barazimit në shtëpi me Gjilanin, skuadra e Llapit ka arritur t’i gëzohet fitores si mysafire në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur Feronikelin 74, me rezultat 2:0. Të dy golat skuadra e Tahir Batatinës i realizoi në pjesën e dytë. Fillimisht Elvir Gashijani e gjeti golin në minutën e 63-të, derisa më pas fitoren e vulosi Ahmed Januzi në minutën e 87-të, pas një gabimi në mbrojtjen e skuadrës vendase. Skuadra e Shefki Kuqit pati mundësi të kalonte në epërsi në pjesën e parë, por Nikolaos Ioannis nga penalltia në minutën e 28-të e qëlloi shtyllën.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e ditës së sotme në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt është mbyllur baras, 1:1. Malisheva kaloi në epërsi me golin e Fatjon Bunjakut, më minutën e 40-të, por një pikë Ferizajt ia siguroi Redon Syla me supergolin e shënuar në minutat e kohës shtesë të ndeshjes, që vendosi rezultatin final.

Të ngajshme

Udinese emëron Paolo Zanettin trajner të ri pas shkarkimit të Runjaićit –

KushtrimGuraj

Rikthehet Neueri, Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atleticos

Rrezarta Ramaj

Valencia synon transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit –

KushtrimGuraj