Telenews

Lushaku-Sadriu: Ftesa e Kurtit ishte për t’ia mundësuar kandidates së VV-së me u zgjedh presidente

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se oferta e fundit e kryeministrit Albin Kurti do t’ia mundësonte kandidates së VV-së, Feride Rushiti, të zgjidhet presidente.

Minuta më herët, Kurti kishte deklaruar se është i gatshëm t’i japë edhe 15 nënshkrime LDK-së nëse kjo e fundit propozon çfarëdo kandidati, duke thënë se në këtë mënyrë do të zhvillohej një garë mes Feride Rushitit dhe një kandidati të LDK-së.

Por Lushaku-Sadriu ka thënë se atë që nuk ia ka dhënë populli Kurtit, nuk mund t’ia japin ata.

“Ftesa ishte për ta bërë një kandidate të dytë dhe për t’ia mundësuar kandidates së VV-së me u zgjedh presidente. Çka jemi t’u bo na? Me ja dhanë votat një kryeministri për me e kap krejt shtetin, nuk ia ka dhënë populli. Nuk mundemi ne me ia dhanë”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Tahiri: Jemi pa president për shkak të dramave të Kurtit

KushtrimGuraj

Çitaku: Kurti ka kërkuar kundërkandidat sa për t’ia siguruar kuorumin

KushtrimGuraj

Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund të sjellë LDK-ja

KushtrimGuraj