Telenews

Lojtarët e Gjermanisë mbulojnë gojën në fotografinë para ndeshjes ndaj Japonisë në shenjë proteste – faqja zyrtare zbulon arsyen

Lojtarët e Gjermanisë i bënë të qarta ndjenjat e tyre përpara ndeshjes të së mërkurës në Kupën e Botës kundër Japonisë, pasi FIFA i bllokoi ata dhe kombet e tjera të mbanin shiritin e OneLove.

Disa momente para fillimit të ndeshjes në stadiumin Khalifa International në Al Rayyan, çdo lojtar i Gjermanisë mbuloi gojën në një foto të ekipit në shenjë proteste kundër ndalimit të shiritit nga FIFA.

Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi në një postim në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter se skuadra ishte ajo që e dha idenë dhe në fund e realizuan.

“Nuk bëhej fjalë për një deklaratë politike – të drejtat e njeriut janë të panegociueshme. Kjo duhet të merret si e mirëqenë, por ende nuk është kështu. Kjo është arsyeja pse ky mesazh është kaq i rëndësishëm për ne. Të na mohosh shiritin është njësoj si të na mohosh një zë. Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë”.

“Ne donim të përdornim shiritin e kapitenit tonë për të mbajtur qëndrim për vlerat që mbajmë në kombëtaren e Gjermanisë: diversitetin dhe respektin reciprok. Së bashku me kombet e tjera, ne donim që zëri ynë të dëgjohej”, thuhet në njoftim

Të ngajshme

Barrenetxea në radar të Arsenalit, pritet ofertë zyrtare

KushtrimGuraj

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta

Interi siguron blerjen e parë, vjen djali i ish-mesfushorit të klubit

Rrezarta Ramaj