Telenews

Lopë të ngordhura në rrugë, pamje të pabesueshme nga një fshat i Gjilanit

Pamje shqetësuese janë shpërndarë në rrjetet sociale nga fshati Sallkoc i Poshtëm në komunën e Gjilanit, ku disa lopë të ngordhura duken të hedhura në rrugë, në hyrje të fshatit.

Lidhur me këtë kanë reaguar edhe banorët, të cilët e kanë cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm duke theksuar faktin se gjithë kjo situatë paraqet rrezik për shëndetin public, mjedisn dhe kafshët.

Në njoftimin e banorëve të këtij fshati, bëhet me dije se për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës, shërbimet emergjente, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), si dhe Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ata thonë se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për largimin e kafshëve të ngordhura.

Video: https://www.facebook.com/share/r/1HRbwVvWrQ/?mibextid=wwXIfr

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj