Loredana dhe bashkëshorti i saj Karim Adeyemi ishin në një intervistë me Burim Pacollin, ku rrëfyen gjerë e gjatë për jetën e tyre.
Mes projekteve të reja Loredana nuk mungoi duke treguar edhe për periudhën e vështirë të saj siç ishte ndarja me Mozzikun.
Ajo tregoi se e përjetoj rëndë por gjithmonë gëzon një respekt për të, “Ndarjen e kom përjetu shumë vështirë, me pyetshin njerëzit ku e ki burrin, unë se disha qysh me u përgjigj, se mendojsha që është marre. Normalisht kur e don dikon edhe ndahesh ndjehesh shumë keq, u nisha ma keq se që duhet se i kishim 5 vite bashkë dhe e kishim një femijë mes veti, ishte periudha ma e keqe që e kom pas”.
Mes tjerash Loredana shtoi se “Mundohna me respektu ato, është babi i qikes tem edhe ai gjithmonë e ka një vend tek unë, pamarre parasysh nëse i ndodh diçka ndjena shumë keq, nuk do me thanë që me pas dashni”.