Londrimi, Klodi, Hygerta, Elijona dhe Ludo janë banorët që do të përjetojnë emocionet e finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4 më 27 shkurt.
Megjithatë, njëri nga ta duket se ka ndjerë mungesën e një shoqeje gjatë këtij rrugëtimi.
Bëhet fjalë për Ludon, i cili gjatë një bisede me Klodin tregoi se ishte i mërzitur që Benita nuk arriti të kalonte gjysmëfinalen e mbrëmshme.
“Si shoqe, si njeri, që kam qejf me pa mirë dhe me ni mirë, për Benitën jom mërzit vërtetë që s’shkoi në finale, për 1 orë 2, jom mërzit”, tha ai, duke shtuar thjesht: “U mërzita”.
Ludon e prek largimi i Benitës, duke treguar lidhjen dhe respektin që ka për shoqen e tij brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës. /Telegrafi/

