Telenews

Lufta në Ukrainë nuk nisi vitin e kaluar, por në vitin 2014, thotë shefi i NATO-s

stoltenberg:-nato-nuk-do-te-terhiqet-ne-luften-e-putinit-ne-ukraine

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, në raportimin e sotëm para gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel, ka thënë se përveç armëve, aleatët duhet të diskutojnë edhe për logjistikën në Ukrainë.

Ai gjithashtu tha se fokusi nuk mund të jetë vetëm në dërgimin e “sistemeve të reja” në Ukrainë, por në sigurimin që “sistemet ekzistuese” të funksionojnë.

Stoltenberg shtoi se është e rëndësishme “të kujtojmë se lufta në Ukrainë nuk filloi vitin e kaluar, ajo filloi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë”.

Për shkak të kësaj, thotë ai, shumë sisteme mbrojtëse ishin tashmë të vendosura. Këto duhet të rishikohen dhe të rafinohen, shtoi ai.

Të ngajshme

Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vrarë dhe disa të plagosur –

KushtrimGuraj

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi