Telenews

Lufta për t’i ikur barazhit mes Gjilanit dhe Feronikelit’74, kjo skuadër siguron direkt mbijetesën

 

 

Gjilani ka shënuar fitore si mysafir ndaj Dukagjinin me rezultat 4-2 për të siguruar mbijetesën në Superligën e Kosovës.

Dukagjini ishin të parët që shënuan me Blerind Morinën, por Gjilani barazoi me sulmuesin Senad Jarovic për 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e klinasve, që shënuan për epërsinë prej 2-1.

Por me të filluar pjesa e dytë Gjilani arriti të barazojë rezultatin me Elvedin Heric për 2-2.

Jarovic shënoi edhe dy herë të tjera për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij prej 4-2.

Gjilani e mbyll në vendin e shtatë me 45 pikë, ndërsa Dukagjini me një pikë më shumë në vendin e gjashtë.

Në anën tjetër, Feronikeli’74 edhe pse fitoi sot ndaj Fushë Kosovës 0:3 do të luajë në barazh.

 

Të ngajshme

FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu qirinjtë – Kupa e Botës!

Valjeta Turkaj

Fisnik Asllani me postim emocionues para përballjes ndaj Turqisë

Valjeta Turkaj

Ndeshja historike për Botëror transmetohet në tri ekrane gjigante në Prishtinë

Valjeta Turkaj