Telenews

Luftëtarët e Wagner po trajnojnë ushtarë bjellorusë

Ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha se luftëtarët nga grupi rus Wagner po trajnojnë ushtarë në Bjellorusi.

Sipas mediave të huaja, kjo ministri ka thënë se trajnimi po zhvillohej pranë Osipovichi, rreth 90 km (56 milje) në jug të Minskut.

“Luftëtarët (Wagner) vepruan si instruktorë në një numër disiplinash ushtarake”, citohet të ketë thënë ministria.

Ndryshe, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një rebelimi të shkurtër të armatosur nga grupi muajin e kaluar.

Sipas marrëveshjes, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin hoqi dorë nga mercenarët e tij dhe ra dakord të transferohej në Bjellorusi në këmbim të heqjes së akuzave nga Rusia për rebelim.

Por javën e kaluar, Lukashenko njoftoi se Prigozhin kishte vizituar shkurtimisht Bjellorusinë pas kryengritjes dhe ishte kthyer në Rusi.

Të ngajshme

“Trashëgova një katastrofë, por po e ndreq”, Trump liston arritjet 11-mujore dhe vetëshpallet më i miri në histori

Valjeta Turkaj

Burgim i përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmoi 30 pacientë

Valjeta Turkaj

NATO-ja me buxhet ushtarak prej afro 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Valjeta Turkaj