“Personi që e ka hapur nuk e jep”, Luiz Ejlli flet për llogarinë e tij në Instagram
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka folur së fundmi për periudhën e shkurtër pas daljes nga shtëpia e famshme.
Artisti nga Shkodra në ‘Post Big Brother’ ka sqaruar edhe një herë se si qëndronte e vërteta në lidhje me Instagramin si dhe për personin që në fillim ia menaxhonte.
“Nuk kam pasur, kam pasur një Facebook me njerëz që njihja. Para se të hyja i kam thënë një shoqes që të ma hapë. Pjesë e kontratës ishin edhe rrjetet sociale”, u shpreh ai.
Këngëtari i njohur tutje theksoi se pas daljes ka parë që shumë nga njerëzit e kanë shfrytëzuar imazhin dhe emrin e tij derisa ishte brenda.
Lidhur me instagramin e vjetër ai ka thënë që personi i cili e ka hapur nuk pranon ta jape me arsyen që e ka hapur vetë.