Telenews

Luizi heq dorë nga Kiara: Po zgjedh të fitoj Big Brother

Luiz Ejlli ka marrë një vendim për rrjedhën e lojës brenda “Big Brother VIP Albania”. Pas më shumë se 60 ditë brenda shtëpisë, Luizi bëri të ditur se nga sot e tutje, do të heqë dorë nga Kiara, për t’u fokusuar në lojën e tij.

Kjo deklaratë u prit me habi nga Olta por jo aq nga Kiara.

“Zgjidh më tha mua Zhaku. Po zgjedh, do fitoj Big Brother, e me Kiarën do takohemi jashtë. Të dyja nuk i bëj dot, u bëra 67 ditë këtu”, ka thënë Luizi.

Olta: Po tërhiqesh, nga Kiara?

Luizi: Pse ha m*t kot?

Ndërkohë, Kiara sqaroi Maestron se Luizi do e ketë fokusin më shumë te loja, duke treguar në këtë formë se nuk është ndjerë keq nga ajo që tha Luizi.

Olta shtoi se nuk ka besim te fjalët e Luizit.

“Nuk i besoj veshëve që the, po tërhiqem nga Kiara dhe kam të drejtë të çuditem se është hera e parë që e dëgjoj”, është shprehur Olta.

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj