Telenews

Luizi për finalen e “Zjerm” në Eurovision: Një brez i tërë u përfaqësua

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka reaguar me emocione pas kualifikimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit.

Përmes një postimi në “Instagram Story”, Luizi ka shprehur krenarinë dhe gëzimin e tij për këtë sukses, duke thënë se me këtë kualifikim, nuk kaloi vetëm një këngë, por “u kualifikua një rrënjë dhe një brez i tërë i rritur me meloditë e së kaluarës”.

Luizi, i cili ka qenë vetë pjesë e Eurovisionit në të kaluarën, e ka cilësuar këtë arritje si një thirrje për vetëbesim dhe ruajtje të identitetit muzikor shqiptar.

“E ndiej këtë jo si sukses, por si thirrje: T’i besojmë më shumë vetes sonë, gjuhës, tingullit dhe rrënjëve tona. Kur muzika është e sinqertë, ajo nuk ka nevojë për përkthim”, ka shkruar ai.

 

Të ngajshme

“Janë bërë tre muaj”, Hati flet për ndarjen me Jasharin

Valjeta Turkaj

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti largohen nga Ferma VIP 2

Valjeta Turkaj

“Të fal”, i thotë Kim Kardashian grabitësit në gjyqin e Parisit

Erzana Fazliu