Ish-banorët e Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të komentohen edhe kur ka kaluar mbi një muaj që nga përfundimi i tij.
Raportet mes ish-konkurrentëve ende zgjojnë kureshtjen e publikut, e sidomos raporti në mes të fituesit të edicionit të dytë të BBVA, Luiz Ejlli dhe finalistes, Efi Dhedhes.
Dyshja që fillimisht kishin një miqësi me njëri-tjetrin, pas ri-hyrjes së Efit gjërat mes tyre nuk ishin njëjtë.
View this post on Instagram
Të dy kishin disa debatet të forta deri pak para finales së madhe, ndërsa pas daljes nga shtëpia e famshme ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.Dhe pikërisht për raportin që ka aktualisht me Efin, Luizi u pyet nga moderatorja Bora Zemani teksa ishte i ftuar si opinionistë në “Përputhen”.
“Mirë janë, nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, po kam kohë me Efin”, tha Luizi fillimisht.
“Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha me shaka këngëtari nga Shkodra.
Ndryshe, kujtojmë që aktualisht Luizi ka udhëtuar drejt Amerikës ku do të mbaj koncertet e radhës.
Ndërkohë, partnerja e tij Kiara Tito po bën xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve” në Turqi.