Një tjetër histori dashurie po përflitet në botën e showbizit shqiptar. Kësaj here, në qendër të vëmendjes janë dy emra të njohur të reality show-ve: fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Erjola Doçi.
Sipas burimeve të emisionit “Prive”, dyshja dyshohet se janë në një lidhje dashurie, të cilën po e mbajnë të fshehtë nga publiku. Burimet pranë tyre kanë zbuluar se mes Erjolës dhe ish-fituesit të BBVK3 ka nisur një raport më shumë sesa shoqëror, ndonëse ata nuk kanë dalë publikisht si çift.
Të dy personazhet ishin kontraktuar për të bashkëpunuar në një projekt filmik, që do t’i shihte në role kryesore. Por, siç bëhet e ditur, Lumbardhi – fituesi i edicionit të tretë të BBVK Kosova – është tërhequr në momentet e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth pagesës. Megjithatë, afërsia e tyre gjatë përgatitjeve të projektit thuhet se ka ndikuar në afrimin mes tyre.
Ndërkohë, bukuroshja nga Kukësi, Erjola Doçi, vazhdon të jetë pjesë e ekranit si prezantuese në emisionin e njohur “E Diell” në Top Channel, ku ka fituar simpatinë e publikut me sharmin dhe spontanitetin e saj.
Nuk dihet nëse dyshja do ta bëjnë publike marrëdhënien në të ardhmen, por për momentin, zërat për një lidhje mes tyre po qarkullojnë me intensitet në mediat rozë.