Jam kryetar i katërt i Lidhjes Demokratike, dhe kam hapur dyert për secilin rugovist e të djathtë. Kjo shtëpi e madhe e demokracisë është e popullit të Kosovës, në Kosovë dhe në Mërgatë.
Pra është shtëpi e juaja.
Trajtojeni si të tillë.
Ndihmojeni si të tillë!
Rrugëtimi ynë është i destinuar të jetë mes njerëzve të vendit. Atyre të harruarve që janë lënë në mëshirën e përballjeve të përditshme. LDK-në duhet ta mbajmë ku dhe ka nisur, mes popullit, zërit qytetar, nga ku buron dhe projeksioni ynë origjinal!
Në fund, zgjedhja është fare e lehtë. Ne duhet të zgjedhim se a jemi pjesë e një politike që ndanë, apo një politike që përbashkon? A jemi pjesë e një politike që nxitë urrejtje, apo një që ndërton të ardhmen që si gjeneratë e kemi për borxh. A jemi pjesë e rrugëtimit të fortë me aleat në krah, apo e zbrasjes, varfërisë e mbylljes!
Unë zgjedh shpresën.
Unë zgjedh të ardhmen.
Unë zgjedh përbashkimin.
Unë zgjedh Republikën e Kosovës.
Është koha të zgjedhni ju.

