Telenews

Lumir Abdixhiu takon Sali Berishën në Spanjë: I uron suksese PD-së dhe gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e majit

lumir-abdixhiu-takon-sali-berishen-ne-spanje:-i-uron-suksese-pd-se-dhe-gjithe-shqiptareve-ne-zgjedhjet-e-majit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike (PD), të Shqipërisë, Sali Berisha.

Ky takim ka ndodhur në Spanjë në kuadër të Kongresit EPP-së, që grumbullon partitë e djathta popullore, në mesin e tyre edhe LDK-në e PD-në.

Addixhiku i ka uruar PD e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike që mbahen në Shqipëri në maj.

“Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë. I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike. Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

The post Lumir Abdixhiu takon Sali Berishën në Spanjë: I uron suksese PD-së dhe gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e majit first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Ukraina thotë se është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

KushtrimGuraj

Manipulimi i Bashkëpunimit në Biznes: Një Dukuri në Rritje që Kërkon Vëmendje Serioze Institucionale

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për të enjten

KushtrimGuraj