Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka treguar se çfarë bisedoi sot me kryeministrin Albin Kurti në momentin kur i dorëzoi një infuzion në Kuvendin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“‘Ai më pyeti çfarë ishte duke bërë me këtë aksion?’, i thash kryeministër duhet të piqeni, me përgjegjësitë që keni marrë, sepse në fund të ditës ju e keni marrë këtë përgjegjësi dhe duhet të silleni më i përgjegjshëm për pozitën që keni. Ai tha se ‘s’do të piqem kurrë’, atëherë edhe unë i thashë që do të më kesh këtu për aksione dhe aktivitete”, ka thënë Lushtaku.
Lushtaku thotë se ky infuzion s’i ka bërë dobi qeverisë, pasi sipas tij, ka nevojë për ‘shok-dhomë, sepse është në komë’.
“Ky infuzion nuk i ka bërë dobi, ka nevojë për shok-dhomë, sepse me të vërtet po shihet se është në komë të vërtetë kjo qeveri. Qytetarët do të kishin gjetur alternativa më të mira për mbijetesë më të mirë, sesa me këtë qeveri, me këtë përbërje. Ky infuzion nuk i ka ndihmuar fare dhe unë shpresoj se do të gjejmë alternativa për të dalë nga kjo situatë”, shtoi ai.

