Telenews

Lushtaku: Kurtit nuk i dhemb shpirti për Kosovën, atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se nuk beson që partia e tij ka votë për një kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit apo kryeministër.

Lushtaku e ka cilësuar Kurtin si një kryeministër të papërgjegjshëm që sipas tij, e do vetëm karrigen dhe nuk shqetësohet për hallet e qytetarëve.

Ai ka thënë se nuk i kupton qytetarët e Kosovës që e votojnë Kurtin.

Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se në disa raste i pyet njerëzit t’ia tregojnë se cili është një projekt që e ka nisur Qeveria Kurti dhe të cilin e ka përfunduar.

Tutje Lushtaku ka thënë se Kurti nuk shqetësohet për Kosovën dhe sipas tij në momentin që Kurti do t’i humb zgjedhjet, ai do të largohet nga Kosova.

Sami Lushtaku në këtë intervistë për T7 ka thënë se kur kanë qenë të gatshëm të vdesin në luftë, atëherë duhet të jenë të gatshëm “t’ia tregojnë vendin Albin Kurtit”.

Të ngajshme

Osmani: Aleanca me SHBA-të, BE-në dhe partneriteti me NATO-n janë në ADN-në e shtetësisë sonë

KushtrimGuraj

Sezoni i gjarpërinjve, IKShPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga kafshimet e tyre

KushtrimGuraj

Koci me kritika për deputetët : 30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë

Donat Hashani