Lushtaku: Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike: është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti
Mergim Lushtaku nga PDK ka njoftuar se bashkë me Eman Rrahmanin dhe “Listën për Familjen” do të hyjnë në garën e 28 dhjetorit.
Ai theksoi se ky koalicion përfaqëson jo vetëm një marrëveshje politike, por edhe një bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti, duke shtuar se lëvizja po rritet dhe nuk ndalet.
Postimi i plotë:
Me Eman Rrahmanin dhe Listën për Familjen hyjmë bashkë në garën e 28 Dhjetorit. Dikur në Kuvend na bashkoi një kauzë e përbashkët, edhe pse ishim nga parti të ndryshme, mbrojtja e familjes.
Sot, ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike: është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti.
Çdo ditë na bashkohen njerëz me integritet moral e profesional.
Kjo lëvizje po rritet. Dhe nuk ndalet.

