Telenews

Lushtaku: Mimoza Kusari është instrument i Albin Kurtit

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e ka quajtuar Mimoza Kusari-Lilën “instrument” të Albin Kurtit, sa për t’ia “akomoduar” interesat Milan Radojicicit.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, deputeti Lushtaku tha se ndjen keqaradhje për qytetarët që janë mashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Fytyra e vërtete e tyre po del në sheh. Ndjej keqardhje për qytetarët që janë mashtruar nga VV dhe ende po mundohen mi kamuflu, po del që ka folë ma shumë se 200-300 minuta, po ndoshta muhabeti ju ka pëlqy e po ju doket shkurtë”, tha Lushtaku, duke përmenduar incizimet që i dolën Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, në të cilën konfirmohet biseda e saj me Radojicicin.

Sipas tij Qeveria Kurti është demagoge

“Kjo qeveri është vetëm demagoge dhe përrallat nuk hahen sepse u shtrejtu çdo çmim në jetën e përdisthme si shkak i keqqeverisjes dhe konfliktit në veri”, tha ai.

“Çdo ditë po dëshmohet se kjo qeveri ka skandale, po e çon Kosovën në humnerë”, u shpreh ai.

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës

KushtrimGuraj

Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: E bëri grupi i Radoiçiq

KushtrimGuraj