Telenews

Lushtaku për Limajn: Nëse do me përfundu politikisht shkon me Kurtin, por s’besoj

Nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka folur për intervistën e Fatmir Limajt, i cili e la të hapur mundësinë e kolaicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, çka shkaktoi debat të gjerë në vend.

Sipas Lushtakut, nëse ai shkon me Kurtin, do të merte fund politikisht. Por, Lushtaku në një prononcim për T7, ka shtuar se me aq sa e njeh Limajn, ai nuk shkon.

“E vërteta është që unë e kam bashkëluftëtar, kemi hangër dreka e darka e kemi komuniku bashkë, dëshira jem ka qenë gjithmonë që ai të kthehet në shtëpinë e familjen e vet, në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe Fatmir Limaj nëse do që përfundimisht me përfundu politikisht, mundet me shku, por nuk e besoj edhe këtë pjesë”, tha Lushtaku.

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Nga janari në qershor, këto janë shtatë vrasjet që tronditën Kosovën

KushtrimGuraj