Telenews

Lutfi Haziri i lumtur me dhëndrrin e ri: Po na rritet familja..

Politikani i njohur, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuar së fundmi në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Ai ka folur për gjithë karrierën e tij politike e po ashtu edhe për jetën private e lidhjen me fëmijët.

Natyrisht, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur sërish për lidhjen e vajzës së tij, Lotinës me reperin Mozzik.

Haziri fillimisht zbulon se vajza e tij e madhe, Kënga, do të martohet në muajin shtator.

“Kënga kur na ka njoftuar me Fabion, tani në shtator e kanë edhe martesën. Ka qenë ajo thyerja më e madhe, ti e kupton që po ndodh zgjerimi i familjes. E ke pritur shumë kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Ai, shtoi: “Edhe vendimi i Lotinës tani me Mozzikun, njëjtë na ka bërë të lumtur. Po rritet familja, kjo është me rëndësi. Lumturia e tyre, për prind nuk ka sukses më të madh”.

Të ngajshme

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Valjeta Turkaj

Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës

Valjeta Turkaj

Detaje të reja nga sulmi në Gjermani: Policia qëllon me armë 18-vjeçarin nga Kosova që dyshohet për therjen e mësueses

Valjeta Turkaj