Telenews

Macja futet në konferencë për shtyp të Brazilit, zëdhënësi e hodhi nga tavolina dhe e befasoi Viniciusin

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka folur para ndeshjes me Kroacinë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Teksa ylli i skuadrës braziliane dhe i Real Madridit po fliste para mediave, një mace u fut në konferencën për shtyp.

Zëdhënësi i kombëtares braziliane fillimisht e inkurajoi, e më pas e hodhi nga tavolina.

Vinicius qeshi kur erdhi macja, por ai u befasua në mënyrë të pakëndshme kur zëdhënësi e hoqi me vrazhdësi nga tavolina.

“Goli është momenti më i rëndësishëm në futboll. Kur shënojmë një gol në Kupën e Botës, jo vetëm ne jemi të lumtur, por edhe i gjithë vendi ynë. Kemi ende shumë për të festuar. Shpresoj të vazhdojmë të kërcejmë dhe luaj mirë për të shkuar deri në fund”.

“Njerëzve u pëlqen të ankohen kur shohin se të tjerët janë të lumtur, dhe ne brazilianët jemi gjithmonë të lumtur. Prandaj nuk është e çuditshme që kritikat më të mëdha drejtohen ndaj nesh. Ne do të vazhdojmë të përhapim gëzim sepse më shumë njerëz janë për ne sesa kundër nesh”, ka thënë Vincius.

Kroacia dhe Brazili do të luajnë të premten në orën 16:00, që do të jetë ndeshja e parë çerekfinale e Botërorit të Katarit.

Të ngajshme

Vetëm 30 gola larg: Ronaldo shënon golin e 970-të, i afrohet shifrës historike prej 1 mijë golash

Valjeta Turkaj

Drejtuesit e Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës takohen dhe diskutojnë për lëndimin e Yamal

Valjeta Turkaj

Ky është linku për të votuar Vedat Muriqin në formacionin e vitit në LA Liga

Valjeta Turkaj