Telenews

Macron: Planifikojmë njohjen e Palestinës si shtet në qershor të këtij viti

macron:-rusia-duhet-te-pranoje-marreveshjen-e-armepushimit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca është duke planifikuar të njohë Palestinën si shtet në qershor të këtij viti.

Në një intervistë për televizionin France 5 të mërkurën, ai u shpreh se synonte ta finalizonte këtë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara mbi konfliktin Izrael-Palestinë, të cilën vendi i tij do ta bashkëkryesojë me Arabinë Saudite në qershor.

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm. Nuk po e bëj për të kënaqur askënd. Do ta bëj sepse në një moment do të jetë e drejtë”, tha Macron, përcjell A2 CNN.

Kjo njohje, për ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Palestinës, Varsen Aghabekian Shahin, do të ishte “një hap në drejtimin e duhur në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të popullit palestinez dhe zgjidhjen me dy shtete”.

Duke shtuar se çdo “njohje e njëanshme” e një shteti palestinez do të ishte një “nxitje për Hamasin”.

“Një ‘njohje e njëanshme’ e një shteti imagjinar palestinez, nga çdo vend, në realitetin që ne të gjithë e dimë, do të jetë një çmim për terrorin dhe një nxitje për Hamasin. Këto lloj veprimesh nuk do të afrojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë – por e kundërta: ato vetëm i largojnë ato”, shkroi ai në rrjetin social “X”.

Deri më sot, Palestina njihet si shtet sovran nga 146 vende nga 193 anëtarë të OKB-së deri më tani, me Armeninë, Slloveninë, Irlandën, Norvegjinë, Spanjën, Bahamasin, Trinidadin dhe Tobagon, Xhamajkën dhe Barbados që iu bashkuan radhëve të tyre vitin e kaluar.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes ndërkombëtare për shtetësinë palestineze, disa vende të mëdha perëndimore si Shtetet e Bashkuara, Australia, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania e kanë refuzuar njohjen.

Vendet që nuk e njohin Izraelin përfshijnë Arabinë Saudite, Iranin, Irakun, Sirinë dhe Jemenin.

Presidenti francez, Macron tha se njohja e Palestinës si shtet do t’i lejonte Francës “të ishte e qartë në luftën tonë kundër atyre që mohojnë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, siç është rasti me Iranin, dhe të angazhohemi për sigurinë kolektive në rajon”.

Franca ka mbrojtur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke vazhduar politikën e saj pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga grupi i armatosur palestinez Hamas ndaj Izraelit.

Por njohja formale nga Parisi për shtetin palestinez do të shënonte një ndryshim të madh politik dhe mund të antagonizojë Izraelin, i cili këmbëngul se lëvizje të tilla nga shtetet e huaja janë të parakohshme.

Të ngajshme

Haxhiu për qëndrimet e opozitës: Absurde, ata e dinë që i kemi numrat

KushtrimGuraj

Abrashi i VV’së kritika Presidentes: Foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës, por s’dha zgjidhje për problemin

KushtrimGuraj

Avdyli konfirmon marrëveshjen me Nismën

KushtrimGuraj