Telenews

Macut i flet Kallasit për dialogun Kosovë-Serbi

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas në Beograd është takuar me kryeministrin serb, Gjuro Macut.

Gjatë takimit, shefi i ekzekutivit serb i ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi si dhe mundësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Serbisë.

Kallas e cila sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, në Beograd është pritur në takim edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në X, zyrtarja evropiane ka thënë se mesazhi i saj për Serbinë ishte i qartë dhe se do ta shohë këtë vendim duke përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Të ngajshme

Shpëtohen dy turiste belge në Brezovicë

Donat Hashani

Kryediplomatja e BE-së viziton Kosovën, pritet nga Gërvalla

Donat Hashani

Hasani nuk ndryshon qëndrim për seancën e nesërme, tregon se çka biseduan me Albuena Haxhiun

Donat Hashani