Telenews

Madonna mbështet protestuesit në Iran: Ne e marrim lirinë si të mirëqenë

madonna-mbeshtet-protestuesit-ne-iran:-ne-e-marrim-lirine-si-te-mireqene

Këngëtarja Madonna ka shprehur mbështetjen e saj për popullin e Iranit, duke i thënë atij të “mbahet fort”.

Në një postim në Instagram të enjten, më 15 janar, muzikantja 67-vjeçare ndau një video të saj duke hipur mbi një kalë nëpër shkretëtirën e Marokut, duke e lidhur luftën e saj për liri me luftën e protestuesve në Iran, ku numri i të vdekurve vlerësohet të jetë në dhjetëra mijëra. Madonna është një nga të paktat personazhe të famshëm globalë që mbështet publikisht protestat.

“Mbahuni fort… Nuk mund të mendoj për një frazë më të rëndësishme se kjo, ndërsa hyjmë në vitin e ‘Fire Horse’t! Ndërsa reflektoj mbi kohën time në Marok gjatë festave, mendoj për të gjithë njerëzit në Iran që po luftojnë një revolucion shumë të nevojshëm dhe janë të gatshëm të vdesin për atë në të cilën besojnë”, filloi Madonna.

“Ne i marrim shumë gjëra si të mirëqena. Përfshirë edhe mua. Lirinë për të udhëtuar nëpër botë. Të vesh çfarë të dua. Të hipi mbi kalë nëpër shkretëtirë. Të flas lirisht dhe të mos më heshtin ndëshkimet, torturat dhe vdekja e mundshme. Të këndoj. Të kërcej. Të zgjedh rrugën time shpirtërore, jo të dikujt tjetër… Gratë e Iranit nuk e kanë atë liri. Unë qëndroj me to”, vazhdoi ajo.

Ajo e përfundoi mesazhin e saj me fjalët: “Populli i Iranit nuk e ka njohur lirinë për shekuj me radhë. Nuk mund të pretendoj se i njoh vërtet vuajtjet që janë përjetuar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin e Iranit. Koha është tani. Mbajuni fort! Unë qëndroj me Iranin. Le të dëgjohen zërat e tyre… IRANI I LIRË!”

Kujtojmë se protestat në Iran filluan në fund të dhjetorit 2025 për shkak të rënies së ndjeshme të vlerës së monedhës dhe situatës së dobët ekonomike, dhe u përhapën në më shumë se 180 qytete.

Pasi autoritetet iraniane mbyllën internetin më 8 janar, vendi filloi vrasjet masive të protestuesve. Forcat e sigurisë nisën një valë të paparë dhune për të shuar demonstratat që u përhapën në të gjithë vendin. /Telegrafi/

Të ngajshme

Dua publikon fotografi të një dekade më parë

KushtrimGuraj

Ashton Kutcher 13 vjet pas divorcit nga Demi Moore: Jam shumë krenar për të

KushtrimGuraj

Sot flet për banorët e “BBVK”, por a e dini ku e keni parë Kestrin Kumnoven?

KushtrimGuraj